19.8 C
Skopje
E diel, 8 Shtator, 2024

ALI AHMETI DO T’I BËJË MIRË PARTISË ME REFORMA DUKE LARGUAR “DASHAKEQËT” E KORRUPTUAR!

Ajo që është ironike në këtë periudhë pas zgjedhore është fakti se çfarë po bëjnë partitë opozitare BDI dhe LSDM si po veprojnë pasi kaluan në opozitë. Derisa LSDM pa humbur kohë ndryshoi edhe kryetarin e partisë, BDI po tenton të bëjë reforma me takime e mbledhje. Nga kjo parti kanë informuar që më 13 korrik do të mbajnë mbledhjen e përgjithshme të partisë, ku janë të ftuar këshillat vendorë, degët dhe forumin rinor. Që nuk ka asgjë të keqe në këtë drejtim mirë është që partia e cila sapo ka kaluar në kampin opozitar të mbajnë mbledhje e takime për të parë gabimet ku kanë bërë si gjatë qeverisjes ashtu edhe gjatë zgjedhjeve. Por, ajo që po vërehet në këtë parti është veprimi i ngadalshëm me hapa të “breshkës” për sa i përket fillimit të reformave të brendshme partiake. BDI është parti e mirë strukturuar por ka dashakeqë të korruptuar përbrenda këtij subjekti që ndikuan të dërgojnë në opozitë. Prandaj, sa më parë Ahmeti të largojë këta njerëz aq më e shëndetshme do të jetë për partinë, shkruan Zhurnal.

BDI në panik takohen shpesh por nuk marrin vendime të guximshme –

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka thirrur mbledhje të përgjithshme të partisë për 13 korrik. Ahmeti në Gostivar do të mbledhë këshillat vendorë, degët dhe forumin rinor, por edhe organet partiake në nivelin qendror.  Integristët nuk bëjnë të ditur temat që do të diskutohen në mbledhje. A do të diskutohen hapat e ardhshme të BDI-së në opozitë, apo do të kërkohet përgjegjësi për disa nga vendbanimet ku BDI nuk pati rezultat të mirë në zgjedhjet e 8 majit, mbetet të shihet të dielën e 13 korrikut.

Takimet e mbëedhjet e tilla janë produktive por kur prej tyre ka rezultatete konkrete që shihen edhe nga qytetarët. Por, si duket është bërë rutinë për këtë parti të takohen e mos marrin asnjë vendim. Mbase, të gjithë anëtarët por edhe kryesia e partisë janë të vetëdijshëm se cilin do vendim që e marrin në partisë do të jetë largimi i personave që janë të dyshuar për përzierje në korrupsion. E këta persona nuk i bëjnë mirë as partisë e as vetes së tyre, sepse qëndrimi i tyre në parti është dëshmi që kjo parti i vlerëson dhe nuk heq dorë prej tyre.

Kush janë këta dashakeqës të partisë që janë të përfshirë në këto vepra të ndyta siç është korrupsioni? Këta janë sekret publik mbase emrat e tyre i dinë të gjithë, edhe qytetarët edhe ambasadat e huaja në vend, e më së mirë i dinë dhe i njohin bashkëpartiakët e tyre të cilët sa më parë që veprojnë aq më mirë bëjnë.

Përshembull emri i Ramiz Merkos është dashtë të alarmohet nga ambasada amerikane duke e futur në listë të zezë që t’ia “hap” sytë kreut të partisë, por nga BDI e kishin mysafirë nderi edhe në tubimet e takimet për zgjedhjet e 24 prillit e atë të 8 majit. Emri tjetër që kohëve të fundit sipas VMRO-së është lakuar që mund të jetë i përfshirë në procese korrupsioni përmes tenderëve është Ejup Rustemi ish drejtori i NP “Rrugët Shtetërore. Emra të tillë ka edhe disa që pa u larguar në tërësi këtë figura nga BDI nuk duhet as ta ëndërrojnë pushtetin.

LSDM e ndryshoi kryetarin e partisë BDI po tenton të bëjë reforma me mbledhje e takime–

Bashkimi Demokratik për Integrim e njohur si partia më jetë gjatë në pushtet jo vetëm në vend por edhe në rajon që për çudi rekord kohë në pushtet që ia tejkalon shumë vendeve dhe shumë partive. Por, edhe kësaj aventure i erdhi fundi, qeveria e re u bë edhe pa BDI-në dhe kjo nuk është as tragjike e as jo legjitime. Gjithçka në suaza të marrëveshjeve politike.

BDI e kishte të vështirë të pranojë faktin që do të ngelet në opozitë prandaj përmes metodave të ndryshme tentuan të zvarrisin procesin e shkuarjes në opozitë. E krejt këtë bënë përpjekje ta bëjnë përmes thirrjes në legjitimitet të votës shqiptare, pa çka se të njëjtit buronin nga një koalicion me koncept qytetarë dhe jo etnik.

Sido që të jetë BDI sa më parë që ndjek shembullin e LSDM-së që t’i futet reformave të thella dhe rrënjësore aq më mirë bënë. LSDM ndryshoi kryetarin e partisë BDI me mbledhje dhe takime po dëshiron të bëjë reforma. BDI ka nevojë për reforma thelbësore për të parë shkaktarët e rezultatit jo të kënaqshëm që kanë arritur në zgjedhjet e fundit. BDI duhet të detektojë gabimet e tyre dhe aty të bëjnë korrigjime.

Ndryshimet e kuadrove dhe figurave partiake është puna më e vogël që duhet ta bëjë kjo parti, qytetarët nuk harrojnë. Parti e dalë nga lufta u shndërrua në parti të gjelbër e parti qytetare ndryshimet në vija ideologjike pa kurrfarë pengese shumë lehtësisht vetëm për të sjellë diçka të re këto janë gabime konceptuale që ka bërë kjo parti. Se kjo ndryshe shihet si parti jo konzistente në qëndrime dhe sikurse nënvlerësim ndaj qytetarit.

Nga ana tjetër, BDI gjatë këtyre viteve nuk kanë qenë shumë e fuqishme por përballë ka pasur një opozitë lehtë të kontrollueshme të shkapërderdhur dhe të përçarë. Sot, ky realitet ka ndryshuar formë dhe kuptim kampi shqiptarë është më mirë se asnjëherë më parë. Partitë në pushtet në kuadër të koalicionit VLEN pritet të shkrihen në një ose më së shumti dy parti politike për ta ruajtur gjenezën e ndryshimit.

Ndërkaq, partitë që shkojnë në opozitë e kanë kohën, mundësin, e më shumë se kaq nevojën për të bërë ndryshime drastike, reforma rrënjësore për të rifreskuar partinë me fytyra të reja dhe për ta bërë një opozitë konstruktive ashtu siç i ka hije korrigjuese të pushtetit. /Zhurnal.mk

Të ngjajshme

Të fundit