18.8 C
Skopje
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Ali Ahmeti: Protestë në Hagë për drejtësi, luf’ta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare

Në Sheveningen të Hagës u mbajt sot një protestë për drejtësi, ku morën pjesë mërgimtarë dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për këtë tubim komentoi edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili theksoi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike, informon POPULLI.mk

“Drejtësia për çlirimtarët nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia. Sot, në Hagë, dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet”, u shpreh Ahmeti.

Ai shtoi se sakrifica dhe kontributi i UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës do të mbeten të përjetshme, duke nënvizuar: “Lavdi UÇK-së dhe luftëtarëve të saj!”. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit