13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Ali Ahmeti sërish i rreket fesë para të rinjve në Tetovë: “Fronti...

Ali Ahmeti sërish i rreket fesë para të rinjve në Tetovë: “Fronti Kombëtar ka vend për të gjithë, por jo për ata që kanë bërë gjynahe”

0
80

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë një fjalimi para të rinjve në Tetovë, përsëri përdori referenca fetare për të forcuar mesazhin e tij politik. Ai i ftoi të rinjtë t’i bashkohen Frontit Kombëtar, duke thënë se ky front ka vend për të gjithë, “por jo për ata që kanë bërë gjynahe dhe se kalojnë urën e siratit”, informon POPULLI.mk

Ahmeti, i njohur për përdorimin e shpeshtë të termave fetarë në diskurset e tij, këtë herë u shfaq sërish si gjykues moral, duke u futur në interpretime teologjike për të dhënë mesazhe politike.

Kritikët theksojnë se këto deklarata i shërbejnë më shumë krijimit të një aureole religjioze rreth tij sesa realisht ndonjë qëllimi shpirtëror, përderisa në praktikë shpesh akuzohet për veprime që bien ndesh me moralin që predikon. / © POPULLI.mk