6.8 C
Skopje
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit Adem Gashi

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit të mirënjohur Adem Gashi, informon POPULLI.mk

“Me pikëllim të thellë pranova sot lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëveprimtarit tim të çështjes kombëtare dhe shkrimtarit të mirënjohur, Adem Gashi.

Atdhedashurinë dhe çiltërsinë e tij shpirtërore e njoha nga afër gjatë periudhës kur bashkë qëndruam në burg për bindjet tona të palëkundura për lirinë e Kosovës.

Veprat letrare që thurri dora e tij për ngjarjet me peshë të madhe historike për kombin tonë janë sot thesar përkujtues për gjeneratat e reja.

Zëri i tij në gazetari dhe penda e tij në letërsi ishin lajmëtarë të drejtësisë dhe lirisë, frymëzim mes popullit që të mos shuhet kurrë flakadani i atdhedashurisë.

Ngushëllime të sinqerta familjes Gashi, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Adem Gashit!

U prehtë në paqe!”, ka shkruar Ahmeti.

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit