Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Madhe të Kadrit, një nga netët më të rëndësishme të muajit të shenjtë të Ramazanit, informon POPULLI.mk
“Derisa po kalojmë në ditët e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Madhe të Kadrit, natës së zbritjes së Kuranit të shenjtë. Zoti ua pranoftë lutjet dhe shpërbleftë sakrificat,” ka shkruar Ahmeti.
Ai ka shprehur gjithashtu dëshirën që kjo natë të sjellë paqe, tolerancë dhe dashuri mes popujve anembanë botës.
Nata e Kadrit, e cila konsiderohet si nata më e rëndësishme e Ramazanit, është një moment i veçantë për besimtarët myslimanë, të cilët e kalojnë atë me lutje dhe adhurim. / © POPULLI.mk




