21.8 C
Skopje
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Ali Ahmeti vendosi gurthemelin e sallës së re sportive në Strugë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka qenë i pranishëm në Dollogozhdë të Strugës për të vendosur gurthemelin e sallës së re sportive e cila do të mbajë emrin e dëshmorit të kombit, Nuri Mazari.
Kujtimin për dëshmorët e ruajmë më së miri duke vendosur emrat e tyre kudo në shkolla dhe salla sportive, si përkujtim dhe frymëzim brezash.
Me kënaqësi të madhe këtë synim vazhdojmë ta realizojmë kësaj rradhe në fshatin Dollogozhdë të Strugës, ku sot vendosëm gurëthemelin e sallës sportive që me krenari do mbajë emrin e dëshmorit të kombit, Nuri Mazari.
Uroj mbarësi në realizimin sa më të shpejtë të këtij projekti të rëndësishëm që është nevojë e padiskutueshme e të rinjve të kësaj zone.

Të ngjajshme

Të fundit