Ministri i SHIA, Azir Aliu nëpërmjet një postimi në ‘facebook’ ka paralajmëruar diçka të madhe duke shkruar “Një moment historik për vendin tonë. Qëndroni të gatshëm për diçka të jashtëzakonshme. Diçka e MADHE po vjen”, informon POPULLI.mk
“Ministri Aliu ka dëshmuar se prioriteti i tij kryesor ka qënë transformimi rrënjësor në raportet mes shtetit dhe qytetarit si dhe anasjelltas. Duke përmirësuar shumë shërbime publike, Aliu përmes transformimit digjital dhe reformave rrënjësore, po punon fort në funksionimin e zbatimit të ligjit, në funksion të luftër kundër korrupsionit si dhe në funksion të forcimit të shtetit.Dhe ky kuriozitet besojmë se do të shuhet me një tjetër investim të rëndësishëm në të mirë të shtetit dhe qytetarëve”, kanë shkruar nga Aleanca për Shqiptarët.
© POPULLI.mk
