27.8 C
Skopje
E hënë, 16 Qershor, 2025

Alonso: Të bëjmë një turne të mirë dhe të shkojmë deri në fund

Çabi Alonso do të debutojë në krye të Real Madrid, të mërkurën, në Botërorin për Klube, ndaj Al Hilal të Simone Inzagi-t. Ish trajneri i Bajer Leverkuzenit është i qartë se çfarë kërkon nga ky turne.

“Kemi ardhur këtu me entuziazëm, dëshirojmë të bëjmë një turne të mirë dhe t’i shkojmë deri në fund. Kemi pak kohë për t’u njohur dhe për të punuar së bashku, por kontaktet e para që kam pasur me lojtarët ka qenë pozitive. Unë jam trajner, por më pëlqen të qëndrojë afër me të gjithë. Duhet të kemi prioritet për mënyrën se si do të luajmë, dhe çfarë dëshirojmë të bëjmë, unë kërkoj ta bëjë këtë që në momentin e parë”, u shpreh Alonso përpara sfidës kundër Al Hilal.

Në këtë debutim të tij në krye të Real Madrid, Alonso duhet të bëjë pa dy lojtarë shumë të rëndësishëm, Mendi dhe Endrik. Të dy lojtarët nuk kanë fluturuar drejt SHBA, kanë qëndruar në Madrid për t’u rikuperuar nga problemet fizike që kanë. Nuk është ende e qartë se kur do të bashkohen me pjesën tjetër të ekipit. Ndërkohë, me grupin është bashkuar menjëherë afrimi i tyre i bujshëm i verës, Aleksander Arnold.

Të ngjajshme

Të fundit