AlternAtivA ka deklaruar publikisht se nuk ka asnjë lloj komunikimi me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe kryetarin e saj, as në nivel institucional, as në ndonjë kanal tjetër.
Në një njoftim zyrtar, AlternAtivA thekson se nuk sheh asnjë arsye për të bashkëpunuar me një parti të regjistruar në listën e zezë amerikane, e cila, sipas saj, do të mbahet mend për korrupsion, krim dhe abuzim me pushtetin.
Duke riafirmuar qëndrimin e saj për moralin e ri politik dhe vendosjen e standardeve të reja, AlternAtivA thekson se koalicioni VLEN është ndërtuar për të mbrojtur interesat e shqiptarëve në mënyrë dinjitoze dhe për të afirmuar vlerat e vërteta politike.



