10.8 C
Skopje
E premte, 17 Tetor, 2025

Altin Dumani e ka refuzuar ftesën për takim me kryeministrin Rama!

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka zbuluar, sipas tij, prapaskenat e një refuzimi për takim që kreu i SPAK, Altin Dumani i ka bërë shefit të qeverisë, Edi Rama, pas kërkesës së këtij të fundit.

Teksa i përgjigjej akuzave të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ndaj kreut të SPAK, ai tha se kryeministri Rama “nuk e do Dumanin” në krye të Prokurorisë së Posaçme.

“Dëgjo, dëgjo, nëse, nëse nuk kontrollon njeri, Edi Rama, në qoftë se ti e do kështu deklaratë publike është Altin Dumani. Dëgjo, po ti a di që Edi Rama ka kërkuar si kryeministër i vendit, jo si Edi Rama personalisht për të bërë takim me kreun e SPAK-ut në kryeministri. 

Nuk ka shkuar dhe ka kërkuar që të jenë përfaqësues ndërkombëtarët. Edhe sipas gjithë informacioneve Edi Rama nuk e dëshiron dhe nuk e do Altin Dumanin. Sepse altin Dumani i ka arrestuar njerëz Edi Ramës”, tha Sula në “Off the Record”.

“Shokët e ngushtë. Shokët e fëmijërisë. O Dash se po i bën dëm Strukturës”, e pasoi juristi Indrit Sefa.

Të ngjajshme

Të fundit