20.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë reagon ashpër ndaj inteligjencës iraniane, kjo është arsyeja

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të shërbimeve të inteligjencës iraniane për të ndërmarrë veprime kërcënuese në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Në një deklaratë zyrtare, SHBA shprehet e bashkuar me partnerët europianë kundër këtyre veprimeve, që cilësohen si shkelje e sovranitetit. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, dënoi hapur tentativat për vrasje, rrëmbime dhe presion ndaj individëve. Ajo theksoi përkushtimin për bashkëpunim të ngushtë me aleatët për të parandaluar kërcënime të tilla në të ardhmen./Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit