3.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Ambasadori gjerman Rohde: Pas 55 tentimesh, ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi politik në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për krizën politike në vend dhe shprehjen që ai e pati përdorur gjatë muajit prill se ‘nëse dështon ekipi, zëvendësojeni dikë nga ekipi’.

Ai u shpreh se edhe e ka të njëjtën shprehje, por sipas tij “pas 55 tentimesh, ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi”.

“Siç e kam sugjeruar në muajin prill ku kam thënë duke përdorur analogjinë e futbollit se nëse ekipi i juaj nuk është i suksesshëm, zëvendësojeni dikë nga ekipi. Ende e kam po të njëjtën thënie sepse ende e kemi të njëjtin problem.

Pas 55 tentimesh, ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi sepse unë i di reagimet e opozitës, ata kanë thënë se do të votojnë qeverinë përderisa të jenë anëtarë të kabinetit”, u shpreh Rohde.

Të ngjajshme

Të fundit