Uji në territorin e Shkupit është i sigurt për konsum, tregojnë analizat më të fundit të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, të publikuara këtë mëngjes.
Nga ndërmarrja njoftuan se është publikuar raporti javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, i bazuar në analizat e kryera nga Sektori për Kontroll Sanitar.
Sipas njoftimit, në periudhën 20–24 korrik, Sektori për Kontroll Sanitar ka marrë 195 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 195 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 45 pika matëse në territorin e qytetit të Shkupit.
Bazuar në rezultatet e analizave, të gjitha mostrat përmbushin kërkesat e Rregullores për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm, duke konfirmuar se uji në Shkup është i sigurt për konsum.




