-1.2 C
Skopje
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Anglia shpartalloi Maqedoninë e Veriut me 7 gola

Angli edhe njëherë konfirmoi se është në formë më të mirë se sa Maqedonia, pasi që në pjesën e parë krijoi 5 raste të pastërta dhe shënoi 3 gola. Ndërkohë gabimet e shumta në mbrojtjen e Maqedonisë ndikuan që lehtësisht të pranohen golat në “Old Traford”.

Bakaja Sako kishte goditjen e parë drejt portës së Maqedonisë në fillim të takimit. Pak më vonë Ashkovski futet në zonë por bllokohet nga Meguajer.  I njejti futbollist në anën tjetër kanoset me goditje me kokë, por topi përfundon mbi rrjetë. Mbrojtësi anglez sërisht ishte në aksion në minutën 27.një minutë më vonë, Rashdord depërton në krahun e majtë dhe në zonë gjen Hari Kejnin për 1-0.

Në minutën e 38 vjen goditja e dytë e Anglisë me autor Bukajo Saka për epërsi komode 2-0.

Një minutë para mbylljes së pjesës së parë, Henderson shfrytëzon gabimin e Ristovskit dhe asiston për Rashfordin për 3-0.

Vetëm sa filloi pjesa e dytë, Anglia konfirmoi fitoren, duke shënuar edhe një gol fantastik me autor sërish Bukajo Saka për 4-0.

Gabim pas gabimi dhe vetëm 4 minuta më vonë Saka kompleton tripletën duke ngritur epërsinë në 5-0.

Në minutën e 64 aksion i futbollsitëve që erdhën në lojën vetëm 5 minuta më herët. Grilish asiston, ndërsa topi nga Serafimovi vjen te Kalvin Filips për 6-0.

Në minutën e 72-të penalti për Anglinë. Ekzekutues i sigurtë ishte Hari Kejn, që shënon golin e dytë në këtë përballje për 7-0.

Deri në fund fati ishte në anën e Maqedonisë, pasi vendasit kishin disa raste për të thelluar edhe më shumë disfatën edhe ashtu të lartë. Maqedonia pëson disfatë në sfidën e dytë në “Old Traford” dhe të parën në transfertë me Anglinë.

Të ngjajshme

Të fundit