7.8 C
Skopje
E enjte, 13 Shkurt, 2025

Ansambli Shqiptar / 29 artistë u pranuan, 10 u lanë jashtë liste

Sot u finalizua një hap i rëndësishëm për kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, me pranimin e 29 artistëve në Ansamblin Shqiptar. Nga grupi i artistëve të përzgjedhur, përfshihen 7 këngëtarë, 8 instrumentalistë dhe 14 valltarë, të cilët do të kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore, informon POPULLI.mk

Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministri i parë, Arben Fetai, dhe zëvendësministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, të cilët theksuan rëndësinë e kësaj prurjeje të re në zhvillimin e Ansamblit Shqiptar. Në të njëjtën kohë, 10 artistë të tjerë mbetën jashtë listës së pranimeve kësaj radhe.

Të rikthyerit në Ansamblin Shqiptar nënshkruan sot kontratat e tyre të reja, duke zyrtarizuar angazhimin e tyre në këtë institucion të rëndësishëm të kulturës shqiptare. Ky zhvillim pritet të sjellë një frymë të re dhe një nivel më të lartë profesionalizmi në veprimtaritë artistike të Ansamblit.

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit