-0.2 C
Skopje
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Ansu Fati në radarin e një skuadre nga Premier League

Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati, thuhet se është i hapur për t’u larguar nga klubi për një ofertë “interesante”.

Një skuadër e Premier Leagues po përpiqet ta bind atë t’i bashkohet projektit të tyre, transmeton Arbresh.info.

Sipas Gerard Romero, një skuadër e paidentifikuar e Premierligës u ka ofruar skuadrës spanjolle 50 milionë euro për Fatin.

I vetmi detaj tjetër që jepet është se skuadra në fjalë nuk është në Champions League.

Ndërsa shumica dërrmuese e skuadrave të Premier League mund të mbledhin paratë për të, por skuadrat kryesore të cilave mund t’u referohet janë Tottenham Hotspur, Liverpool dhe Chelsea.

 

Burimi Arbresh.info

Të ngjajshme

Të fundit