25.6 C
Skopje
E enjte, 6 Gusht, 2026

Anulohet seanca ndaj Muhsin Arifit për shkak të mungesës së avokatit

Foto: SlobodenPeçat

Është anuluar seanca e parë kundër ish-drejtorit të Klinikës së Geriatrisë në Shkup, Muhsin Arifi, i cili akuzohet për marrje të ryshfetit nga një grua që dëshironte që një anëtar i familjes të pranohet në spital.

Gjykatësja Lenka Davitkova nga Gjykata Penale shtyu seancën e sotme për shkak të mungesës së avokatit të Arifit, i cili u soll në seancë nga burgu i Shuto Orizarës.

Në sallë ishte i pranishëm edhe bashkëpunëtori i tij, kujdestari Blerim Amiti, i cili i ka marrë paratë në emër të Arifit. Bëhet fjalë për 20.000 euro.

Seanca e radhës është caktuar për në fund të gushtit. /Alsat.mk