Në rrjetet sociale po qarkullojnë shkrime dhe reagime nga përfaqësues të partisë Levica, të cilët thonë se në garën për Tetovën do të mbështesin kandidatin e AKI-së, Bajram Rexhepin, informon POPULLI.mk
Ky zhvillim ka hapur debat të ri në opinionin politik, pasi vetëm pak kohë më parë, Ali Ahmeti dhe përfaqësues të BDI-së kritikonin ashpër koalicionin VLEN, duke e akuzuar se kishte marrë mbështetje nga VMRO-DPMNE.
Tani, me Levicën, një parti e njohur për qëndrimet e saj pro-ruse dhe anti-NATO, që shfaq hapur përkrahje për një kandidat shqiptar në Tetovë, shumë qytetarë po pyesin:
A po bie Ali Ahmeti në kundërshtim me vetveten? A është e pranueshme tani mbështetja e Apasievit, përderisa më parë ishte “tradhti kombëtare” kur vinte nga VMRO?
© POPULLI.mk




