30.7 C
Skopje
E hënë, 15 Qershor, 2026

Arabia Saudite ia ul kokën Argjentinës së Messit

Arabia Saudite ka shokuar botën e futbollit me fitoren e sotme ndaj Argjentinës.

Të parët kaluan në epërsi argjentinasit me anë të Messit, nga pika e bardhë dhe kështu mbaroi edhe pjesa e parë duke i siguruar argjentinasit se ndeshja do të shkojë edhe më mirë në të dytën.

Por nuk ndodhi ashtu siç shihej. Arabia Saudite barazoi rezultatin në minutën e 48 me anë të Saleh Al Shehri, dhe kaloi në epërsi 5 minuta më vonë me anë të Salem Al Dawsari.