33.5 C
Skopje
E premte, 7 Gusht, 2026

“ARBËRIA”, Lëvizja e re e Bekim Fazliut nis më 5 korrik në Shkup

Të shtunën, më 5 korrik, në Teatrin Shqiptar në Shkup, do të themelohet zyrtarisht Lëvizja “ARBËRIA”, informon POPULLI.mk

Përmes një njoftimi publik, Bekim Fazliu ka deklaruar se “ARBËRIA” është një ide e ndershme dhe e guximshme, që buron nga ndërgjegjja shqiptare.

Sipas tij, kjo lëvizje nuk do të funksionojë si parti politike, por si një vetëdije e re, revoltë ndaj zhgënjimit politik, manipulimit me aktivistët dhe shfrytëzimit të qytetarëve.

“Shqiptarët nuk kanë më nevojë për pronarë të kauzave, por për një organizim të lirë që lind nga shqiptarët dhe punon për shqiptarët”, shprehet Fazliu.

Ai e përshkruan “ARBËRINË” si një thirrje për bashkim, përgjegjësi, veprim të ndershëm dhe projektim të së ardhmes, duke e cilësuar si shpresë dhe rezistencë, por edhe si një “vendtakim i brezave që nuk dorëzohen”.

Ngjarja e themelimit do të mbahet më 5 korrik, ora 13:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup, ndërsa Fazliu ka ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj lëvizjeje, me mesazhin:

“Bëhu shpresë. Bëhu pjesë e ARBËRISË!” / © POPULLI.mk