I pyetur nëse pas ndarjes nga Lëvizja Besa, si formacion politik do të bashkëpunonin me të ashtuquajturin “front europian” në krye me BDI-në dhe ASH-në, Arjanit Hoxha tha se nuk ka ofertë të tillë, por që janë të gatshëm të kontribuojnë për përshpejtimin e rrugës së vendit drejt BE-së.
“Normalisht që gjithçka që është në frymën e përshpejtimit të rrugëtimit të Maqedonisë në BE, ne do të jemi të gatshëm që të kontribuojmë, po ashtu do të jemi të gatshëm të kontribuojmë për parandalimin e ardhjes në pushtet nga forcat që sot e kësaj dite proklamojnë vlera anti-europiane”, tha Hoxha.
Burimi TV21
