22.8 C
Skopje
E martë, 29 Prill, 2025

“Armëpushimi i njëanshëm”, Zelenski: Putin synon të manipuloj botën

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka deklaruar se nëpërmjet armëpushimit të njëanshëm, presidenti rus, Vlladimir Putin po synon të manipulojë botën “vetëm që të ketë heshtje në paradën e tij”. Nëpërmjet një videomesazhi, Zelenski tha se kërkesa e Putinit që të ketë armëpushim deri më 8 maj është mashtrim, duke thënë se armëpushimi duhet të jetë i menjëhershëm, i plotë dhe pakushte. Presidenti ukrainas ka shtuar se është pro propozimit amerikan për armëpushim, duke thënë se Rusia i ka refuzuar këto dhe vazhdon të manipulojë botën duke u përpjekur t’i mashtrojë Shtetet e Bashkuara

“Deri më tani nuk ka pasur sinjale se ushtria ruse po përgatitet për armëpushim të vërtetë. Përkundrazi, që nga Pashkët, pushtuesi ka rifilluar aktivitetin e zakonshëm sulmues. Dhe kjo dëshmon se Rusia po përpiqet vërtet të mashtrojë botën – të mashtrojë Amerikën dhe të tjerët – dhe ta zgjasë më tej këtë luftë. Dhe kjo është arsyeja pse na duhet presion. Presioni është i domosdoshëm për t’i bërë rusët të ndërmarrin të gjitha hapat – çfarëdo që është e nevojshme për të ndaluar luftën”, deklaroi Volodimir Zelenski, President i Ukrainës. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit