Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka thënë se në mesin e katër personave të arrestuar për veprat penale marrje të ryshfetit, falsifikim të dokumentit zyrtar e keqpërdorim në procesin e marrjes së patentë-shoferit është edhe një ekzaminere e angazhuar nga ministria të cilën ai e udhëheq.
Ai shkroi në faqen e tij në Facebook se e mirëpret këtë aksion dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim.
“Për vepra penale të marrjes së ryshfetit, falsifikimit të dokumentit zyrtar dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare në procesin e pajisjes me patentë-shoferë, sot nga organet e rendit janë arrestuar 4 persona të dyshuar, ku në mesin e tyre është edhe një ekzaminere e angazhuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit. Si Ministri, e mirëpresim aksionin e zhvilluar dhe shprehim gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me organet përgjegjëse të drejtësisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit”, ka thënë ministri Basha.
