22.8 C
Skopje
E hënë, 28 Prill, 2025

Arre’stohet ish-drejtori komercial i EMV-së, Ardian Muça

Autoritetet policore në Maqedoninë e Veriut kanë arrestuar sot Ardian Muçën, ish-drejtor komercial i Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV). Jozyrtarisht, operacioni lidhet me dyshime për keqpërdorime financiare dhe abuzime në Termoelektranat e Manastirit (TEC Manastir), informon POPULLI.mk

Sipas burimeve të afërta me hetimin, Muça akuzohet për shkelje të procedurave ligjore gjatë menaxhimit të resurseve të kompanisë shtetërore, çka mund të ketë shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare. Detaje të mëtejshme mbi akuzat ende nuk janë bërë publike, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Ky është një zhvillim i rëndësishëm që pritet të trazojë skenën politike dhe ekonomike të vendit. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit