16.8 C
Skopje
E premte, 6 Mars, 2026

Arriti në Shkup me avion qeveritar grupi i parë i shtetasve të Maqedonisë të evakuuar nga Izraeli

Grupi i parë i shtetasve të Maqedonisë së Veriut, të evakuuar nga Izraeli, ka mbërritur në mënyrë të sigurt në Shkup me avion qeveritar, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Qytetarët u larguan fillimisht me rrugë tokësore drejt Egjiptit, ndërsa fluturimi drejt Shkupit u organizua nga ministria në koordinim me institucionet kompetente dhe përfaqësitë diplomatike-konsullore. Transporti nga Tel Avivi deri në Sharm el-Sheikh dhe fluturimi qeveritar u siguruan plotësisht nga ministria.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, qytetarët e evakuuar u pritën nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njofton se grupi i parë i shtetasve të Maqedonisë, të evakuuar nga territori i Izraelit, të cilët u drejtuan drejt Egjiptit me rrugë tokësore, pasditen e sotme kanë ateruar në mënyrë të sigurt në Shkup me një avion qeveritar.

Evakuimi u realizua në koordinim me institucionet kompetente dhe me mbështetjen e përfaqësive diplomatike dhe konsullore, ndërsa organizimi i transportit nga Tel Avivi deri në Sharm el-Sheikh, si dhe organizimi i fluturimit qeveritar për në Shkup, u siguruan plotësisht nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, qytetarët e evakuuar u pritën nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Të ngjajshme

Të fundit