Pas një afati kalimtar verore mjaft aktiv, Arsenal ka bërë një tjetër përforcim të rëndësishëm në mbrojtje, duke njoftuar nënshkrimin e Piero Hincapie nga Bayer Leverkusen.
Mbrojtësi i Ekuadorit i bashkohet skuadrës londineze në formë huazimi njëvjeçar, me një opsion blerjeje prej 52 milionë euro, duke e bërë atë një nga transferimet më të shtrenjta mbrojtëse të klubit këtë verë.
Ky është gjithashtu transferimi i tetë i Arsenalit gjatë afatit kalimtar veror, duke reflektuar ambicien e trajnerit Mikel Arteta për të forcuar ekipin në garat kombëtare dhe evropiane.
