17.8 C
Skopje
E hënë, 21 Prill, 2025

Arsenali demolon Real Madridin me rezultat bindës 3:0

Arsenali ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse duke mposhtur Real Madridin me rezultat të thellë 3:0, në një ndeshje ku dominimi i skuadrës angleze ishte i padiskutueshëm, shkruan POPULLI.mk. 

Dy gola nga Declan Rice dhe një nga Mikel Merino vulosën fitoren e “Topçinjve”, që duken më të vendosur se kurrë për të kaluar në fazën tjetër.

Mesfusha dhe sulmi ishin totalisht në kontrollin e Arsenalit, ndërsa Real Madridi u shfaq i paidentifikueshëm, pa ritëm dhe pa zgjidhje përballë një skuadre të organizuar dhe agresive. Për 90 minuta, “Los Blancos” ishin thjesht të pranishëm në fushë, pa arritur të krijojnë ndonjë rast serioz.

Me këtë rezultat, Arsenali hedh një hap të madh drejt kualifikimit, ndërsa për Realin mbetet vetëm reflektimi dhe nevoja për mrekulli në ndeshjen e kthimit. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit