13.8 C
Skopje
E diel, 28 Shtator, 2025

Arsenali përmbys Newcastle-in në minutat e fundit, Gabriel heroi i ndeshjes

Arsenali me mund të madh kthehet me 3 pikë nga stadiumi “St. James Park” në Newcastle.

Skuadra e Arsenalit ka triumfuar me përmbysje në minutat e fundit, me rezultat 2:1 ndaj Newcastles, në takimin e javës së gjashtë të Premier League në futboll.

Arsenali senzacional!

Futbollisti gjerman, Nick Woltemade, shënoi gol të bukur me kokë në këndin e djathtë të poshtëm të Arsenalit duke iu falënderuar asistimit të Sandro Tonalit në minutën e 34-të.

Në minutën e 84-të Mikel Merino është autor golit të barazimit (1:1).

Futbollisti Gabriel është hero i fitores së Arsenalit, duke shënuar në minutën e 90+6.

Arsenali renditet në vend të 2-të me 13 pikë e Neëcastle në të 15-tin me 6 sosh.

 

Burimi: botasot.info

Të ngjajshme

Të fundit