21.9 C
Skopje
E diel, 9 Gusht, 2026

Arsovska dy herë në Çair, të tretën nuk e mbajti dot fjalën! Kush e frikësoi ?

Danella Arsovska premtoi publikisht se do të vijë në Çair për t’u përballur publikisht me kryetarin Visar Ganiu me dokumente të falsifikuara – por nuk guxoi të shfaqet për herë të tretë, shkruan POPULLI.mk

Nga kush u frikësua Arsovska? Kush e pengoi të shpalosë “të vërtetën” që e paralajmëroi me aq zell? Premtoi se nuk do të ndalet, por ndaloi. Qytetarët e Çairit prisnin përballje dhe transparencë, jo statuse në Facebook.

Deri më tani, Arsovska ka qenë vetëm dy herë në Çair. Premtoi edhe një vizitë të tretë, por ajo nuk ndodhi. A është Çairi vendi ku nuk guxon të shkelë më? Apo thjesht premtoi atë që nuk kishte ndërmend të përmbushë?

Ndërkohë, mbrëmë, para hyrjes së Komunës së Shkupit, iu hodhën mbeturina – një mesazh simbolik i pakënaqësisë qytetare të çairasve. Por kryetarja e Shkupit zgjodhi t’i përgjigjet vetëm me një postim në Facebook me video inçizim. / © POPULLI.mk