Kohëve të fundit flitet për hyrje të mundshme të ASH-së në Qeveri, por si duket kjo mund edhe të mos ndodhë sepse akoma nuk po dihet se kush çka do japë që ASH-ja të bëhet pjesë e pushtetit. Nga Aleanca kanë kërkuar 3 ministri dhe diku më shumë se 30 drejtori nga informacione jo të sakta.
Kryeministri Kovaçevski tha se ASH-ja e ka derën e hapur për të hyrë në Qeveri por nuk tha asgjë nëse LSDM-ja do t’i japë ndonjë ministri, kurse nga Alternativa thanë se ne nuk japim asgjë sepse sipas tyre Qeveria është mjaftë stabile, nga grupi i zjarit në BDI, Izet Mexhiti hyrjen e mundshme të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri e cilëson si koalicion të interesave, por jo edhe të integrimeve.
Pyetja që qytetarët duan ta dijnë është kjo; kush e dëshiron ASH-në në Qeveri, dhe për çfarë po i bëhet ftesa që Aleanca për Shqiptarët të bëhet pjesë e Qverisë!?
