Zarfi erdhi për ASH-në, i pari qè e ka hapur është Arben Taravari për të parë ofertën serioze për bashkëqeverisje me LSDM-në, BDI-në, PDSH-ne dhe Alternativën, shkruan TS.
Taravari së bashku me kryesinë e ASH-së kane pranuar ofertën e kryeministrit Kovaçevski për të bashkë qeverisur periudhën në vijim deri në zgjedhjet e ardhshme.
Siç ka arritur të mësoj ekskluzivisht TetovaSot nga burimet e besueshme brenda ASH-së, ASH-ja do të dreitojë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Drejtësisë si dy ministri të rëndësishme dhe me dy zv/ministri.
Nga drejtoritë e rëndësishme ASH-ja ka pranuar ti drejtojë: PIOM, Postën e Maqedonise, Librat Amë, Avokatin e Shtetit dhe Hekurudhat, këto jane disa nga dreitoritë e rëndësishme të ASH-së ku sot do të zbulohen edhe detaje të tjera si zv/ministritë dhe drejtoritë tjera më të vogla.
Ky është një nga opsionet e bashkëqeverisjes mes katër partive, opsioni i dyte ështe nëse Alternativa del nga Qeveria ASH-ja merr edhe më shumë drejtori dhe Ministri.
