Një shqiptar në Spanjë ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme, pasi iu bë një atentat.
Sipas mediave të huaja, i riu shqiptar ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë zjarri të ndodhur në Katalonjë të Spanjës. Raportohet se i riu ka marrë plagë në këmbë, ndërsa ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.
Pista kryesore e hetimit dyshohet se prishja e pazareve të drogës, teksa ende nuk është bërë publik identiteti i tij.
Të shumtë janë shqiptarët që kanë mbetur viktima si pasojë e perishjes së pazareve të drogës, pasi ata janë pjesë e grupeve kriminale ndërkomëbtare.
