14.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

Atiq: Ura mbi lumin Ibër do të hapet

Ura mbi lumin Ibër është një simbol i ndarjes prej vitit 1999.

Pas meje ndodhet komuna e Mitrovisës së Jugut e banuar kryesisht me shqiptarë, ndërsa para meje ndodhet komuna e mItrovicës së Veriut e banuar kryesisht me serbë.

Lulet, simboli i paqes, qëndrojnë mbi urë më shumë si simbol i ndarjes në këtë pjesë të Kosovës ndërsa pranë tyre njerëz nga të dy anët e mitrovicës lëvizin të lirë këmbë.

Disa pushojnë mbi urë, më kuriozët turistët shkrepin foto.

Karabinierët italianë pjesë e misionit të KFOR në Kosovë qëndrpojnë 24 orë mbi urë, për të ruajtur paqen qetësinë dhe siguroinë e qytetarëve.

Së fundmi në Kosovë ka lindur debate mbi hapojen ose jo të urës.

Komuniteti ndërkombëtar thotë se Kosova ende nuk është gati për të ndërmarrë një hap të tillë, ndërsa qeveria e Kosovës me në krye Albin Kurtin thotë se e afërt është dita kur edhe makinat do të kalojnë mbi urë, pasi këmbësoret kalojnë prej kohësh.

Kryertari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq tha se Ura mbi lumin ibër do të hapet së shpejti.

Atiq tha për Ora News se janë në koordinim të plotë më faktorin ndërkombëtar dhe se ndjen keqardhje për debatin për urën.

‘’Ura do të hapet.

Nuk është se ka ndonjë datë specifike ose ndonjë moment.

Momentin që e vlerësojmë që është momenti i duhur, shumë shpejt edhe ky hap do të ndërmirret.

Jemi në koordinim me të gjithë edhe aletaët edhe me instancat vendore dhe ndërkombëtare.

Kemi bashkëpunim me të gjitha instancat.

Është për keqardhje që eskaloi diskutimi për një çështje që në fund të fundit është një çështje e komunikacionit midis dy komunave.

 

 

Burimi / Oranews.tv

Të ngjajshme

Të fundit