9.8 C
Skopje
E martë, 3 Dhjetor, 2024

Atmosferë unike në derbin Shkëndija (2:0) Shkupi, rivalitet në fushë unitet në tribuna

KF Shkëndija triumfoi përballë FC Shkupit në derbin e zjarrtë të zhvilluar sot në Tetovë, duke siguruar një fitore të pastër 2:0, shkruan POPULLI.mk

Golashënuesit e ndeshjes ishin Shala dhe Ibraimi, të cilët treguan klasin e tyre në momente kyçe, duke i dhuruar fitoren skuadrës nga Tetova. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të jashtëzakonshme, e ndikuar nga rivaliteti dhe entuziazmi i madh i tifozëve.

Pjesa e parë u dominua nga Shkëndija me posedim më të lartë të topit dhe lojë më të organizuar, duke arritur të konkretizojnë një prej rasteve të krijuara. Në pjesën e dytë, Shkupi mori kontrollin e lojës, por përpjekjet e tyre nuk u konkretizuan me gola. Megjithatë, Shkëndija shënoi përsëri, duke vulosur rezultatin dhe duke siguruar 3 pikët e plota. Në minutat e fundit të takimit numri 6-të i Shkupit, Ansa u ndëshkua me karton të kuq.

Atmosfera në stadium ishte elektrizuese, me “Ballistët” dhe “Shvercerat” që krijuan një spektakël të jashtëzakonshëm në tribuna. Për herë të parë pas një dekade, të dy tifogrupet kënduan së bashku, në një akt simbolik për të nderuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ndeshje nuk ishte vetëm një përballje sportive, por edhe një moment unik uniteti dhe krenarie kombëtare. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit