15.8 C
Skopje
E hënë, 16 Shtator, 2024

Autostrada Kërçovë – Ohër lëshohet për qytetarët në 2026-tën

“Deri në fund të vitit 2026 qytetarët do të lëvizin përgjatë autostradës së re Kërçovë-Ohër”, thotë zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolovski.

Në një intervistë për të përjavshmen “Fokus”, ai thekson se ka probleme të shumta për ndërtimin e autostradës, sepse bëhet fjalë për tokë që nuk përputhet me standardet klasike gjeologjike për ndërtimin e autostradës, por siç thotë ai nuk do ta lodhë publikun me problemet me të cilat përballet Ministria.

” Problemet janë të shumta, por unë thashë që nuk do ta lodh publikun me probleme, sepse publiku është i lodhur nga justifikimet, por ajo që mund të them është se do ta mbajmë fjalën dhe deri në fund të vitit 2026 do të keni në funksionalitet autostradën Kërçovë-Ohër. Është një terren malor jashtëzakonisht i vështirë. Ne duam ta përfaqësojmë Maqedoninë si një vend bujqësor, por 80 për qind janë male kur sheh hartën. Dhe bëhet fjalë për tokë që nuk i plotëson standardet klasike gjeologjike për ndërtimin e autostradave”, thotë Nikoloski.

I pyetur se pse nuk janë bërë kërkime gjeologjike kur është projektuar traseja, Nikoloski thotë se janë bërë gabime në projektim, por edhe në ekzekutim.

Autostrada Kërçovë-Ohër e Korridorit 8 filloi të ndërtohet në shkurt të vitit 2014. Vlera e autostradës me gjatësi totale prej 57 kilometrash ishte projektuar fillimisht në 374 milionë euro dhe pas disa anekseve të Marrëveshjes dhe shtyrjes së afateve arriti në 598 milionë euro. Me shtesat ligjore në prill të këtij viti, u bë e mundur përmbyllja e aneksit të gjashtë të Marrëveshjes, e cila zgjati periudhën e ndërtimit deri në fund të vitit 2026.

 

 

Burimi / INA

Të ngjajshme

Të fundit