1.8 C
Skopje
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Avioni sportiv bie në Liqenin e Mavrovës, dy shtetas të Kosovës dërgohen në spital

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se sot (12.12.2025) në ora 12:35 është raportuar se një avion i vogël sportiv ka rënë në Liqenin e Mavrovës, në afërsi të digës “Kanali i Beliçit”.

“Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P.(41) dhe D.M.(64), i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore. Zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Mavrovë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe gjatë bisedës me ta, D.M. ka deklaruar se për shkak të një problemi me motorin ka aterruar në liqen”, thuhet në njoftimin e SPN-Tetovë.

Të ngjajshme

Të fundit