32 C
Skopje
E diel, 9 Gusht, 2026

Azir Aliu kritikon Taravarin për largimin nga qeveria dhe mundësinë e bashkëpunimit me BDI-në

Ish ministri i shoqërisë informatike dhe administratës nga radhët e ASH-së, Azir Aliu, ka kritikuar vendimin e kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, për ta braktisur qeverinë.

Në emisionin “Dialog te Lajmi” që transmetohet sonte në ora 19:00, Aliu komentoi zërat për bashkëpunimin eventual mes Ahmetit dhe Taravarit në zgjedhjet lokale, me çrast tha se është e pamoralshme të bashkëpunojë me BDI-në dikush që 20 vite e ka kritikuar këtë parti.

“Jo gjashtë, edhe gjashtëdhjetë nëse t’i jep ndonjë parti politike. Shikoni vetëm si tingëllon fjalia, dmth të marrësh shpërblim gjashtë komuna nga një parti që 22 vjet e ke luftuar. Politikisht është e pamoralshme”, tha Aliu në emisionin “Dialog te LAJMI” që transmetohet sonte ora 19:00 në të gjitha platformat online të gazetës Lajm.