Pas plot 10 viteve rivalitet dhe ndasi, tifogrupet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ‘Ballistët’ dhe ‘Shvercerat’, kanë vendosur t’i lënë pas mosmarrëveshjet dhe të bashkohen për të festuar së bashku një nga datat më të rëndësishme për kombin shqiptar – festën e Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan POPULLI.mk
Për herë të parë, në stadium do të shihen krah për krah, duke valëvitur flamurin kombëtar dhe duke kënduar për bashkimin e shqiptarëve.
Ky akt simbolik nuk është thjesht një mesazh paqeje mes dy tifogrupesh, por një thirrje e fuqishme për unitet kombëtar.
“Kështu i ka hije shqiptarëve. Gjithmonë të bashkuar, asnjëherë të ndarë. Pavarësisht se çfarë ndodh, nuk duhet t’i lëmë të kënaqen armiqtë e popullit shqiptar,” kanë deklaruar përfaqësuesit e të dyja grupeve.
Ky moment historik në sportin dhe kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut është një frymëzim për brezat e rinj, duke dëshmuar se, kur shqiptarët janë bashkë, mund të arrijnë çdo qëllim të përbashkët. / © POPULLI.mk