8.8 C
Skopje
E enjte, 5 Mars, 2026

Banorët e Sellcës i dhanë ultimatum Ahmetit: O përmbushi kërkesat tona, o do të dënojmë me votë! (VIDEO)

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, së bashku me zyrtarët tjerë që nuk janë pjesë e “Grupit të zjarrit” kanë vazhduar takimet me qytetarët.

Mbrëmë ata kanë qëndruar në fshatin Sellcë, ndërsa atje janë pritur me kritika. Bashkësia lokale e fshatit Sellcë, kërkoi nga Ali Ahmeti që deri në zgjedhjet e ardhshme t’i plotësojnë kërkesat e tyre, përndryshe do t’i dënojnë me votë.

“Sot e 22 vite fshati ynë iu pret e përcjellë me të njëjtat kërkesa, të cilat janë elementare për jetesë. Para 22 vite nga ky fshat ju kërkuat bukë, ne iu dhamë, kërkuat t’i kapim armat ne i kapëm, kërkuat të tërhiqemi ne u tërhoqëm, kërkuat përkrahje politike ua dhamë, kërkuat njerëz me shkollë se luftëtarët nuk e njohin politikën, ua dhamë, që të shpërngulen nga fshati ynë dhe neve la lanë në mjerim për të vuajtur edhe sot për kushtet elementare për jetesë”.

Të ngjajshme

Të fundit