Barcelona ka regjistruar një fitore të pastër ndaj Osasunës, duke triumfuar me rezultatin 3:0 në një ndeshje ku dominoi nga fillimi deri në fund, shkruan POPULLI.mk
Golashënuesit për katalanasit ishin Ferran Torres, Dani Olmo nga pika e bardhë dhe Robert Lewandowski, të cilët vulosën fitoren e ekipit të tyre.
Pavarësisht rasteve të shumta për gol, Barcelona nuk arriti të shfrytëzojë të gjitha mundësitë e krijuara, por sërish e kontrolloi ndeshjen pa shumë probleme. Në anën tjetër, Osasuna tentoi të reagojë, por mbrojtja e fortë e katalunasve nuk i la hapësirë për të rrezikuar portën.
Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall mesfushori Pedri, i cili shkëlqeu me paraqitjen e tij dhe dha kontribut të madh në fitoren e Barcelonës.
Me këtë fitore, Barcelona vazhdon rrugën e saj drejt objektivave sezonalë, duke treguar formë të mirë dhe dominim në fushë. / © POPULLI.mk