Barcelona triumfoi në “Bernabeu” me një fitore të shkëlqyer, duke mposhtur Real Madridin në shtëpi. Madrilenët, që kontrolluan lojën gjatë pjesës së parë dhe krijuan disa raste të mira, e mbyllën pjesën pa gola. Megjithatë, dobësitë në mbrojtje u bënë të dukshme në pjesën e dytë, ku Real Madridi u ndëshkua katër herë nga sulmet e fuqishme të Barcelonës, shkruan POPULLI.mk
Protagonisti i mbrëmjes ishte Robert Lewandowski, i cili shënoi dy gola të bukur dhe udhëhoqi ekipin katalunas drejt fitores. Përveç tij, edhe ylli i ri Lamine Yamal dhe sulmuesi i shpejtë Raphinha kontribuan me nga një gol secili, duke kompletuar fitoren dominuese. Ishte një shfaqje e përsosur nga sulmi katalunas, i cili përfitoi nga çdo dobësi e mbrojtjes së Real Madridit.
Katalunasit kthehen në shtëpi me tre pikë të rëndësishme dhe me një mesazh të fortë për garën e tyre në kampionat. Ndërsa për Real Madridin, kjo humbje në “Bernabeu” lë një shije të hidhur dhe shtron pyetje për përmirësimin e nevojshëm të mbrojtjes, e cila në këtë ndeshje u pa më e dobëta ndonjëherë. / © POPULLI.mk
