29.8 C
Skopje
E hënë, 14 Korrik, 2025

Barcelona “mbetet në baltë”, Nico Williams zgjedh të qëndrojë te Bilbao

Nico Williams befasoi sot Barcelonën.

Kjo pasi sulmuesi i talentuar i Atletik Bilbaos vendosi të rinovojë deri në vitin 2035.

Nico Williams e ka shpjeguar zgjedhjen e tij. Talenti i Spanjës tregon se buroi nga zemra.

“Kur vjen puna për të marrë vendime, për mua gjëja më e rëndësishme është të dëgjosh zemrën.

Jam ku dua të jem, me njerëzit e mi.

Kjo është shtëpia ime”.

Tashmë Barça duhet të rikthehet sërish në merkato. Kjo pasi Niko Uilliams konsiderohej goditja e bujshme për krahun e majtë të sulmit.

Të ngjajshme

Të fundit