6.8 C
Skopje
E martë, 2 Dhjetor, 2025

Bardhi shkëlqen, Konyaspori avancon me fitore 4:1

Konyaspori ka regjistruar fitore bindëse në udhëtim, duke mposhtur Keciorengucu-n me rezultat 4:1 në ndeshjen e raundit të katërt kualifikues.

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi ishte ndër më meritorët, duke hapur serinë e golave në minutën e 38-të. Pas tij, Calusic dyfishoi epërsinë në minutën e 52-të, ndërsa vetëm një minutë më vonë Bostan shënoi për 3:0. Ky i fundit realizoi edhe golin e dytë personal në minutat shtesë (90+2’), duke vulosur fitoren e thellë të Konyasporit.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Asliyuksek në minutën e 89-të.

Me këtë triumf, Konyaspori siguron kualifikimin në fazën e radhës të garës.

Të ngjajshme

Të fundit