11.8 C
Skopje
E martë, 5 Maj, 2026

Bastisje në Çair / Arrestohet 46 vjeçari

Sot (08.01.2024), zyrtarë policorë nga SPB Shkup – Njësiti për Trafikim të Kundërligjshëm kanë arrestuar I.S.(46) nga Shkupi. Gjegjësisht, pas marrjes së një urdhri gjyqësor, policia bastisi shtëpinë e tij në rajonin e Çairit, me çrast gjetën tri pako me lëndë pluhuri ngjyrë kafe (heroinë) me peshë totale rreth 14 gram, një peshore dixhitale dhe një sasi e madhe parash.

“Personi është arrestuar dhe ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës me procedurë të shpejtë”, njoftoi MPB.

Të ngjajshme

Të fundit