Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjete sociale nga punimet që po kryhen në kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë. Kreu i qeverisë ka shkruar se punimet po ecin me ritëm të lartë dhe se janë krijuar 400 vende pune.
“MIRËMËNGJES dhe me kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, ku janë krijuar 400 vende pune e ku punimet po ecin me ritëm të lartë, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij në Facebook.
Disa muaj më parë, kur u hapën punimet për ndërtimin e bazës ajrore, ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri me dije se projekti do të kushtonte 50 milionë euro.