-3.2 C
Skopje
E diel, 22 Dhjetor, 2024

BBC, dokumentar për burrneshat e Shqipërisë

Në listën e 100 grave frymëzuese për 2022 përfshihet Gjystina Grishaj, një prej burrneshave të mbetura të Shqipërisë

Në listën e 100 grave frymëzuese dhe me ndikim nga e gjithë bota për vitin 2022, BBC ka përfshirë edhe historinë e Gjystina Grishaj, një burrneshë ose një prej “virgjëreshave të betuara” të Shqipërisë.

“Shqipëria ishte një botë burrash, e vetmja mënyrë për të mbijetuar ishte të bëheshe e tillë”, thotë Gjystina Grishaj.

Si një vajzë 23-vjeçare që jeton në malet e veriut të Shqipërisë, ajo mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën. Ajo u betua për beqari dhe të jetonte pjesën tjetër të jetës si burrë.

Familja e Gjystinës prej më shumë se një shekulli jeton në rajonin e Malësisë së Madhe të Lëpushës. Një luginë e futur thellë midis maleve të thepisura, është një nga zonat e pakta ku ekziston ende tradita e burrneshës: një praktikë shekullore në të cilën gratë betohen pleqve të fshatit dhe jetojnë si burra.

Kthimi në burrneshë u lejoi grave të visheshin si burra, të vepronin si kryefamiljare, të lëviznin lirshëm në situata sociale dhe të merrnin përsipër punë tradicionalisht të hapura vetëm për burrat.

Rrënjët e kësaj tradite e kanë origjinën tek Kanuni, një kod i lashtë sjelljeje i zbatuar në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore në shekullin e 15-të, mbi të cilën organizohet shoqëria. Sipas ligjeve patriarkale të sanksionuara në Kanun, gratë konsiderohen pronë e burrit të tyre.

Ka ende shumë keqkuptime rreth kësaj tradite. Kthimi në burrneshë nuk lidhet me seksualitetin ose identitetin gjinor, por më tepër është një status i veçantë shoqëror që u jep grave lirinë e burrave.

Dokumentari tregon rrënjët e kësaj tradite të lashtë dhe nënvizon sfidat e grave e luftën e tyre për barazi gjinore. Historia e Gjystinës dhe është pjesë e sezonit të 10-të programit “100 Gra”.

Klan News

Të ngjajshme

Të fundit