20.8 C
Skopje
E martë, 18 Gusht, 2026

BDI – Çair shpall konkurs për kryetar të Forumit Rinor

Bashkimi Demokratik për Integrim dega Çair, disa dit më parë publikoi emrat e kryetarëve të forumit rinorë nga të gjitha këshillat vendore.

Pas zgjedhjes së degës së re, nga BDI-ja kanë vazhduar me ristrukturimin dhe aktivizimin e të gjitha forcave, posaçërisht atyre rinore.

Kryetari i kësaj dege, Bekim Neziri pak çaste më herët nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se është hapur konkurs në të cilin mund të aplikojnë të gjithë të rinjtë nga Çairi për të marrë pjesë në garën për zgjedhjen e kryetarit të ri të Forumit Rinorë në nivel të degës së Çairit.

Kujtojmë, mbrëmë pikërisht Neziri ishte ai që tha se përzgjedhja do të bëhet më 22 dhjetor në sallën “Shaban Tërstena”, ku do të merr pjesë edhe kreu i integristëve, Ali Ahmeti.

Statusi i plotë:

Bashkimi Demokratik për Integrim-Dega e Çairit shpall

Konkurs për kandidat për Kryetar të Forumit Rinor të Degës Çair
Afati i aplikimit: nga data 13.12.2023 deri më 17.12.2023

Kushtet e aplikimit:

-Të jetë shtetas i RMV-së
-Të jetë banor i Çairit
-Të jetë në moshën prej 18 deri në 27 vjet
Ftojmë të gjithë të rinjtë e Çairit që kanë interesim dhe ambicje për të qenë Kryetar të Forumit Rinor, të aplikojnë në Konkursin e shpallur!
Të interesuarit të plotësojnë formularin më poshtë dhe të njëjtin ta dorëzojnë në emailin: shpalljet.bdicair@gmail.com