Sipas portalit Tetovasot, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe dy liderët e ASH-së, Arben Tavarari dhe Ziadin Sela kanë arritur marrëveshje për ndarjen e komunave për të garuar bashkërisht në zgjedhjet lokale të vjeshtës.
Marrëveshja e arritur mes tyre parashikon kandidatë të përbashkët dhe lista të përbashkëta në të gjitha komunat, me synimin për një fitore absolute të Frontit Europian.
Sipas marrëveshjes:
BDI do të ketë kandidatët në:
Tetovë, Çair, Kërçovë, Bogovinë, Bervenicë, Zhelinë, Studeniçan, Likovë, Dollnen dhe Çashkë (10 komuna)
ASH – Sela në:
Strugë, Dibër dhe Haraçinë (3 komuna)
ASH – Taravari në:
Gostivar, Vrapçisht, Saraj dhe Tearcë (4 komuna)