24.8 C
Skopje
E mërkurë, 10 Qershor, 2026

BDI feston 23 vjetorin me të rinjtë në parkun e Çairit

Bashkimi Demokratik për Integrim do të festojë 23-vjetorin e themelimit të tij ditën e enjte, më 5 qershor, me një ngjarje të veçantë kushtuar të rinjve. Aktiviteti do të zhvillohet në parkun e Çairit në Shkup, duke filluar nga ora 18:00, informon POPULLI.mk

Përvjetori këtë vit do të shënohet në një atmosferë rinore dhe festive, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të partisë, anëtarë të rinj, simpatizantë dhe qytetarë.

Nga BDI theksojnë se ky përvjetor nuk është vetëm një ditë feste, por edhe një moment reflektimi për rrugëtimin politik 23-vjeçar dhe angazhimin për të ardhmen. “Festojmë me rininë” është mesazhi që shoqëron këtë organizim, duke vënë theksin në gjeneratat e reja si shtylla të zhvillimit dhe transformimit politik të partisë.

Bashkimi Demokratik për Integrim u themelua në vitin 2002 dhe që atëherë ka qenë një nga subjektet kryesore politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit