12.8 C
Skopje
E enjte, 22 Maj, 2025

BDI: Heshtja mori fund, tragj’edia në Koçan duhet të zbardhet pa manipulime politike

Pas një jave heshtjeje dhe solidariteti për viktimat e tragjedisë në Koçan, Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar fuqishëm ndaj mënyrës se si pushteti ka menaxhuar situatën, informon POPULLI.mk

“Kaluan shtatë ditë dhimbjeje, heshtjeje dhe solidariteti – ditë kur e gjithë shoqëria iu përkul kujtimit të 59 jetëve të shuara tragjikisht, mes tyre edhe fëmijë, ndërsa qindra të tjerë mbetën të lënduar,” thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas partisë, vendimi për të heshtur në ditët e para pas tragjedisë ishte një akt respekti ndaj viktimave dhe familjeve të tyre. Megjithatë, BDI tani kërkon që të flitet dhe të zbardhet e vërteta, duke akuzuar pushtetin për manipulim politik të situatës.

“Që në momentin e parë të tragjedisë, në vend që të tregojnë dhembshuri, krerët e pushtetit nisën një ndjekje politike. Në vend të informimit, dolën me akuza. Në vend të qetësisë, me kërcënime,” thekson BDI, duke kritikuar narrativën e ndërtuar nga pushteti për të zhvendosur fajin tek opozita.

Sipas BDI-së, akuzat ndaj një ish-ministri dhe arrestimi i tij u bënë pa pritur faktet, ndërkohë që autoritetet e kanë ditur për një kohë të gjatë problematikat e objektit ku ndodhi tragjedia.

“Institucionet lokale, nga policia te inspektoratet, e kishin ditur dhe parë shkeljet, por nuk kishin guxuar të reagojnë. Pse? Sepse ai vend nuk ishte një lokal i zakonshëm, por një vendtakim joformal i elitës politike, kriminale dhe të biznesit të Koçanit dhe rajonit përreth,” thuhet më tej në deklaratë.

BDI kërkon hetim të plotë, pa ndikime politike, dhe përgjegjësi të vërtetë për tragjedinë, duke theksuar se drejtësia nuk duhet të jetë selektive dhe të përdoret për qëllime propagandistike. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit